Tuba të padepërtueshem për të ndaluar vjedhjen e ujit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Qytetarët e Tiranës pritet të kenë një furnizim më të mirë me ujë të pijshëm pasi rrjeti hidrik i kryeqytetit ka nisur të rehabilitohet.Ndërtimi i linjës së transmetimit, nje projekt prej 10.5 milione eurosh, do të përmirësojë kapacitetin e furnizimit për qytetin dhe zonat përreth, por nderkohe do të shmangë edhe abuzimet nga ndërhyrjet.ERION VELIAJKRYETAR I BASHKISE TIRANE?Jam i lumtur që falë kësaj ndarje të punës, teksa qeveria dhe ambasada fokusohen nga Bovilla në impiant, ne fokusohemi nga impianti në zonat tona problematike, kryesisht zona e Astirit, e Kasharit, zona ku ish-komuna kishte dhënë leje për pallate pa fund me puse uji; një pus uji një carac janë mijëra për një shtëpi, por pallate mbi puset e ujit të Laknasit qartazi e kanë tejkaluar misionin e tyre. Një pjesë e madhe e tubacioneve janë çarë si kulluese makaronash. Pjesa e madhe e problemit ka të bëjë me faktin a e çojmë dot 100% të ujit të pacenuar në çezmat e qytetarëve. Një mënyrë se si e shmangim këtë është duke vënë tuba të padepërtueshëm; duke qenë se tubacionet dalin nga Tirana para se të rifuten në Tiranë, duke kaluar në një nga bashkitë kufitare me ne, nuk kemi pasur një trajtim të kujdesshëm të këtij mallit kaq të shenjtë, edhe kaq të shtrenjtë, që quhet ujë?.
Recommended