Apeli lë në burg 7 të akuzuarit për vjedhjen e BSH - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
7 persona të akuzuar për skandalin e vjedhjes prej 713 milion lekësh në Bankën e Shqipërisë, do të vazhdojnë të qëndrojnë në burg. Gjykata e Apelit nuk e ka ndryshuar masën e sigurisë, pavarësisht kërkesës së të akuzuarve dhe avokatëve të tyre. Ish-Drejtori i Departamentit të Emisionit Dorian Çollaku, Petrit Ramohitaj, Myzejen Belba, Lavdim Cane, Bashkim Xhilaga, Liljana Kola dhe Dhimitër Davidi, do të qëndrojnë ende në burg, edhe pse gjatë seancës së zhvilluar sot, u përpoqën të shfajqësohen lidhur me mungesën e dijenisë, kompetencave apo pamundësitë që kanë patur. Nga dhjetë të arrestuarit për skandalin e vjedhjes së bankës, Ardian Bitraj, ish-përgjegjës i Arkës Stok, që ka pranuar se ka marrë 713 milionët dhe i ka shpenzuar të gjitha në kazino dhe lotot e sportit. Bitraj dhe kolegia e tij, Mimoza Bruzia, nuk i janë drejtuar Gjykatës së Apelit për të kërkuar ndryshim mase sigurie. Të dy u kallëzuan nga BSH për abuzime financiare. Por, ndërsa pritej që pamjet filmike të kamerave të sigurisë, të instaluara brenda në çdo ambient të Thesarit të Shtetit, të ishin një ndihmë e madhe për grupin hetimor, hetuesit janë vënë përpara faktit se ekzistojnë vetëm pamjet e ditëve të fundit, të cilat nuk faktojnë përmasat e vjedhjes në Bankën e Shtetit Shqiptar.

Recommended