Burg, autorit te rreme te krimit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata e Tiranës la në burg 27 vjeçarin Lorenc Veliaj, personin që zbardhi të vërtetën mbi vrasjen e teknikut të kondicionerit Indrit Çelaj paraditen e së ejtes në Tiranë.Ai në fakt u la në qeli për armabjtje pa leje dhe shkaterrim prone, akuza për të cilat ishte në kërkim më parë ndërsa babai i vëllezërve Kusi, autorëve të vrasjes dhe disa të njohur të tjerë të tyre i kishin kërkuar të merte përsipër krimin.Por dëshmia e tij pas ndalimit nga blutë e kryeqytetit zbardhi te gjithe skenarin dinamiken e ekzekutimit me plumb në kokë të 26 vjeçari. Ai u qellua vetem per rrjedhjen e kondicionerit në vilën 3 katëshe në rrugën muhamet gjollesha në kryeqyet. Për ngjarjen reagoi edhe kryeministri Rama i cili teksa iu pergjigj komenteve të shumta te qytetarët ne rrjetet sociale u shpreh se ? patjeter qe eshte pergjegjesia e Policise se Shtetit, e cila e ka zbuluar vrasjen dhe ka arrestuar kater kafshe deri tani ?.4 të arrestuarit për vrasjen që trondit opinionin publik do të dalin të djelën para gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë. Ndërkohë vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi me backround të tmërrshëm kriminal për vrasje dhe tentativa vrasje vijojnë të jenë në kërkim dhe ende nuk janë lokalizuar nga policia.

Recommended