Tunel për të shmangur Llogoranë/ Rama: Vlorë-Palasë për 7-10 minuta - Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku deklaruan se këtë të premte hapet gara për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.Balluku theksoi se gara për tenderin pritet që të shpallet brenda këtij viti dhe se tuneli 6 km do të përshkohet për 7-10 minuta.Kreu i qeverisë tha se kompania fituese do të jetë ndërkombëtare dhe se ky projekt do të shërbejë si katalizator shumë i fuqishëm në të gjithë rivierën joniane.?Bëhet fjalë për një zonë me rëndësi strategjike për zhvillimin ekonomik dhe imazhin e Shqipërisë në botë. Një zonë ku interesi është i gjithanshëm sepse nuk bëhet fjalë vetëm për një natyrë dhe klimë të mrekullueshme, por bëhet fjalë edhe për një zonë me histori dhe trashëgimi tjetër që sot e gjithë ditën mbetet një thesar i pazbuluar. Bëhet fjalë për një zonë që gjendet në librin e Jul Cezarit, ku ai shkruan se ?në mesditën e 5-janarit kishte zbarkuar mes shkëmbinjve në vendin që quhej Paleste?, pra në Palasë. E them me shumë krenari që sot jemi gati të materializojmë këtë projekt që do të krijojë një akses krejt tjetër drejt zonës dhe do të shërbejë si katalizator shumë i fuqishëm në të gjithë rivierën joniane. Në kontaktet tona me investitorët e huaj, shumë të interesuar për të investuar në turizëm. Përtej faktit se aeroporti i afërt me zonën do të ndërtohet, Aeroporti i Vlorës, përtej faktit se një tjetër aeroport, edhe ai i Sarandës do të ndërtohet, kyçi mbetet Llogaraja.?Ndër të tjera, Rama shtoi se projekti nuk do të bëhet me PPP, por do ta realizojë vetë shteti.?Janë eksploruar dhe rrugët e mundshme të realizimit të projektit me investime të huaja apo partneritet publik privat dhe është rënë në konkluzionin se rruga më e mirë është që ky projekt të udhëhiqet dhe çohet deri në fund nga qeveria dhe të financohet nga buxheti i shtetit. Projekti do të detajohet nga një proces i hapur dhe ndërkombëtar, do të përzgjidhet një kompani e huaj në këtë fushë dhe pastaj përsëri do të hidhet një garë ndërkombëtare për të siguruar realizimin e tij sa më mirë.?
Recommended