Rama, takim për zgjedhjet lokalet 2019 - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Strategjia e qeverise per vitin e ardhshëm dhe përgatitjet per zgjedhjet lokale kane dominuar ditën e dyte te takimit qe kryeministri Edi Rama zhvilloi me ministrat dhe disa prej figurave te rëndësishme te Partisë Socialiste ne Vlorë.



Ndërsa diten e pare diskutimet u përqendruan tek analiza e vitit te pare te qeverisjes, paraditen e se shtunës mbledhja është fokusuar tek prioritetet per vitin 2019.




Zhvillimi me i rendesishem politik i vitit 2019 janë padyshim zgjedhjet lokale dhe mësohet se takimi është dominuar nga përgatitjet qe Partia Socialiste do te beje per te fituar betejën e ardhshme elektorale.



Per kete arsye ne takim morën pjese përveç ministrave edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi, numri dy i PS Taulant Balla, kryetari i Bashkisë se Tiranës Erjon Veliaj si dhe bashkëkryetari i Komisionit te Reformës Zgjedhore Bledi Çuçi.



Burime nga takimi sqarojnë se eshte vendosur qe Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste te mblidhet pas dy javësh, ne datën 7 shtator.



Edhe pas mbledhjes se Vlorës mbetet ende e paqarte nëse kryeministri Edi Rama do te ndryshoje përbërjen e kabinetit te tij apo do te vendose te qeverise me te njëjtin ekip ministrash.
Recommended