Erdogan: Kemi të drejtë ankimimi për zgjedhjet - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia AKP, e cila udhëhiqet nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ka kërkuar nga Bordi i Zgjedhjeve që të anulojë rezultatin për qytetin e Stambollit. Ajo pretendon se në lista pa pasur votues të paligjshëm, gjë që, sipas AKP , ka ndikuar në rezultatin e përgjithshëm. ?Është e drejtë e jonë t?i ankimojmë. Zgjedhjet lokale në Turqi kanë përfunduar dhe tashmë vendimi mbi epilogun e tyre është në duart e komisionit shtetëror. Nëse rezultatet e këshillave zgjedhore nuk korrespondojnë me tonat, atëherë Këshilli i Lartë Zgjedhor për ne do të jetë fjala e fundit.?, tha Recep Tayyip Erdogan. Kërkesa për anulim të rezultatit në Stamboll erdhi pasi kandidati i partisë kryesore opozitare kishte deklaruar fitoren me rreth 19 mijë vota më shumë se rivali tij nga partia e Erdoganit. Në orët e vona të ditës së enjte, zyrtarët e zgjedhjeve vendosën të bëhet rinumërimi i votave, por ende mbetet e paqartë se në cilat lagje do të zhvillohet ky proces. Erdogan ka paralajmëruar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian që të mos përfshihen në punët e brendshme të Turqisë, pas deklaratave të fundit të Brukselit. Sipas zëvendës presidentit të Komisionit Europian, Frans Timmermans, partia e Erdogan duhet të respektojë parimet bazë të demokracisë, pasi Turqia sipas tij i është larguar viteve të fundit me shpejtësi të madhe vlerave europiane. Kjo mund të përkeqësohet, nëse nuk respektohen rezultatet e zgjedhjeve komunale nga AKP. Sipas Bashkimit Europian e rëndësishme është që rezultati të kontrollohet në mënyrë të pavarur dhe në fund AKP të njohë rezultatin.
Recommended