Kërkohet falje për 27 prillin, Zaev: Presidenti s’ka të drejtë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Të dënuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit të 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, kërkojnë që presidenti në largim Gjorge Ivanov t?i falë ata. Ende nuk dihet se për sa persona bëhen fjalë dhe çfarë do të vendoset për ta pasi mandati i presidentit aktual përfundon më 12 maj.Por kryeministri Zaev nuk beson se kreu i shtetit ne largim do te beje nje hap te tilleNuk pres të ndërmerret ky hap nga ana e presidentit Ivanov, për shkak se ajo nuk ekziston si mundësi ligjore më, nuk ekziston në ligj që presidenti ta shfrytëzoj këtë të drejtë. Parlamenti, shteti, munden në të ardhmen të japin të drejta të tilla apo të ngjashme por për momentin nuk ekziston si mundësi.Jo zyrtarisht mësohet se në mesin e personave që kërkojnë falje është edhe ish Ministri I punëve të brendshme Mitko Çavkov, i cili u dënua me 18 vjet burg. Gjithsej janë dënuar 16 persona me 211 vjet burg të cilët janë shpallur fajtor për ngjarjet ne parlament.Por presidenti Gjorge Ivanov ka precedentë te mëparshëm kur ka ushtruar faljen. Në vitin 2016-te ai fali të gjithë politikanët nën hetim me arsyetimi për te ulur tensionet e krijuara pas publikimit të përgjimeve nga LSDM.
Recommended