Rama: Furnizim i pandërprerë me energji për bregdetin - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kompania e shpërndarjes duket se po jep zgjidhje problemit të furnizimit me energji për të gjithë zonën bregdetare të Gjirit të Lalzit. Falë një investimi prej 10 milion eurosh për ndërtimin e një nënstacioni të ri, kjo zonë turistike në pjesën më të madhe të saj, nuk do të ketë më probleme. Ndërsa vitin e ardhshëm, do të garantohet mbulimi i plotë dhe me cilësi territorit. Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet ndërsa u ndal tek rëndësia e investimeve të tilla, pikërisht në këtë zonë ku investitor strategjik po kryejnë investime në turizëm Rritja turistike e zonës, ku vetëm para pak ditësh u firmos një kontratë për 2 hotele me 5 yje, e bënte të domosdoshme një investim të tillë. Është zonë me shumë perspektivë zhvillimi turistik dhe sidomos ndërtimi i hoteleve të reja, me gjithë ato kapacitete e nevoja, e bën domosdoshmëri që të ketë furnizim normal me energji? u shpreh Kryeministri. Me nënstacionin do të furnizohen plazhi i Gjiri i Lalzit, zona e Manzës, Ishmi dhe deri te Kepi i Rodonit. Sipas të dhënave ky është investimi i parë i madh në këtë zonë që nga viti 1967.
Recommended