Ora News – Mediat ndërkombëtare jehonë zgjedhjeve në Shqipëri

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zgjedhjet parlamentare që mbahen sot në Shqipëri kanë qenë gjatë gjithë ditës në fokus të mediave ndërkombëtare. Agjensitë prestigjioze Reuters, Associated Press dhe Al Jazeera i kanë kushtuar artikuj rëndësisë që këto zgjedhje kanë për Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Këto media vlerësojnë se miratimi i reformave është kyçi që vendi të nisë negociatat për anëtarësim.
Agjensitë ndërkombëtare të lajmeve vijojnë t?i kushtojnë rëndësi zgjedhjeve parlamentare që po zhvillohen në Shqipëri dhe kryefjala mbetet e njëjta: zgjedhjet e lira do të thonë avancim drejt Bashkimit Europian.
Agjensia prestigjioze e lajmeve Reuters i ka përshkruar këto zgjedhje si një shans që partitë e mëdha kërkojnë për të fituar shumicën në parlament e për të miratuar kështu reformat kyçe për anëtarësmin e vendit në Bashkimin Europian.
Agjensia amerikane e lajmeve Associated Press gjithashtu i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve në Shqipëri. Kjo ditë vjen pas një marrëveshjeje historike mes dy partive më të mëdha politike të vendit që lanë pas diferencat mes tyre për t?i dhënë vëmendje përpjekjeve që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Europian.
Për Associated Press, zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë çelësi që do të mundësojë hapjen e negociatave me BE-në. Megjithatë, agjensia amerikane e lajmeve vlerëson se që me marrjen e statusit të vendit kandidat, Tirana zyrtare ka patur vështirësi në miratimin e reformave jetësore, sidomos asaj në drejtësi, që shihet si kyçe në rrugën shqiptare drejt familjes europiane.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mediat-nderkombetare-jehone-zgjedhjeve-ne-shqiperi/

Recommended