Ora News - Media: MPJ greke ka dhënë 1 mln euro fond sekret për mediat në Shqipëri e Maqedoni
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e jashtme greke raportohet se ka financuar me fondet sekrete mediat në Shqipëri dhe Maqedoni.

Lajmi ka qarkulluar në mediat elektronike greke, në kohën që partia më e madhe opozitare kërkon nga qeveria që të publikohen të gjitha detajet.

Sipas një ligji të iniciuar nga ish ministri i jashtëm, Nikos Kotzias, përdorimi i fondeve sekrete të ministrisë, shqyrtohet nga një komision i parlamentit.

?Shqyrtimi i fundit është bërë më 10 tetor. Dosja që u hap në zyrën e kryetarit të parlamentit përmbante tre kode, për një fond prej 1 milion eurosh,?-shkruan CNN Greek.

?Të njëjtat burime thonë se kodi i parë ishte për para që iu dhanë mediave në Shqipëri, i dytë për media në Shkup dhe i treti për mbështetjen e kishave ortodokse.

Sqarimi që u dha për dy kodet e para, ishte se janë përdorur me qëllim që të publikohen shkrime pozitive për Greqinë dhe të lobohet me gazetarë e drejtues mediash në dy vendet fqinje në dobi të interesave të Greqisë."

Rrjeti citon nënkryetarët e parlamentit që merrnin pjesë në komisionin në fjalë, të kenë thënë se informacioni ishte tepër i përgjithshëm dhe i padetajuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/media-greke-mpj-ka-dhene-fonde-sekrete-mediat-ne-shqiperi-e-maqedoni
Recommended