Autostrada Milot-Fier, Kalaja denoncon: Tenderi 1.2 mld euro i është dhënë në tavolinë firmës greke
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Prej kohësh qeveria ka bërë publik planin e saj për të ndërtuar me koncesion një prej projekteve më të mëdha rrugore në vend, autostradën Milot-Fier.

Opozita dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë kundërshtuar hapur jo projektin në vetëvetë por koston për ndërtimin e saj, duke e cilësuar një nga aferat korruptive më të mëdha të qeverisë.

I ftuar në Ora News, aktivisti Aulon Kalaja teksa rendi arsyet se pse e konteston këtë projekt tha se edhe tenderi është i paracaktuar dhe i është dhënë në tavolinë firmës greke TERNA.

Kalaja: Arsyeja kryesore është se ka një tender farsë por nuk ka garë, nuk ka transparencë, nuk ka konkurencë, nuk ka ofertën më të lirë por ka një kompani të paracaktuar. Kompania greke ?GEK TERNA? e ka fituar në tavolinë. Ka 15 muaj që punon në prapaskenë, duke bërë dhe studimin e fizibilitetit. Qeveria shqiptare për të ndërtuar rrugën Milot-Fier ka nxjerrë një shifër prej 1.2 mld eurosh, një shifër shumë e madhe për një vend si Shqipëria, e pakrahasueshme me autostradën që po ndërtohet tanimë në Bosnje Hercegovinë që do ta lidhë këtë shtet me Kroacinë, edhe kjo pjesë e ?Korridorit Blu?.

Kalaja sqaroi se studimi i fizibilitetit që ka bërë kjo firmë në prapaskenë i mundëson që ta fitojë këtë tender.

Kalaja: Qeveria shqiptare ka lënë vetëm 3 muaj kohë tani për firmat të cilat duhet të aplikojnë për të fituar tenderin Milot-Fier. Nuk mundet që për 3 muaj një firmë shqiptare apo e huaj qoftë të bëjë një studim fizibiliteti. Vendosja e afatit 3 muaj dekurajon firmat shqiptare dhe të huaja për tu bërë pjesë e kësaj fitoreje prandaj fitorja është vendosur në tavolinë. Nëse qeveria shqiptare do ta kishte seriozisht këtë çështje duhet tu linte kohë firmave nga 1-2 vite. 115 km qoftë edhe për trafikun e makinave, sinjalistikën, qoftë për dokumentacione të tjera nuk mund të realizohen dot me një studim për tre muaj. Firma që ka bërë studimin në bashkëpunim me qeverinë shqiptare që kanë nxjerrë këtë koston 1.2 mld euro pretendohet që ka lidhje me firmën greke TERNA, një firmë aleate e saj, një firmë nënkontraktore në disa raste të tjera.

Pa paragjykuar firmën greke, Kalaja gjykon se do të ishte mirë që paratë për ndërtimin e kësaj vepre të rëndësishme publike të mbeteshin në vend.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/autostrada-milot-fier-kalaja-denoncon-tenderi-1-2-mld-euro-i-eshte-dhene-ne-tavoline-firmes-greke-rezistence-pa-u-vendosur-trau/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp