Ora News - Tenderi 1.2 mld lekë, rinisin procedurat e blerjes së uniformave të policisë
  • 6 years ago
Ministria e Brendshme rihap tenderin për blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit. Kontrata propozohet të shtrihte për tre vite. Fondi për uniformat do të jetë rreth 908 milionë lekë. Ndërsa për këpucët do të shpenzohen 290 milionë lekë.

Ministia e Brendshme ka rihapur tenderin për blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit. Vendimi është bërë i ditur në botimin zyrtar të prokurimeve publike. Sipas njoftimit fondi limit do të jetë nëntëqind e tetë milion e nëntëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e nëntëqind lekë pa TVSH. Për vitin 2018 fondi I llogaritur është dyqind e një milion lekë pa TVSH.

Për këtë periudhë ministria e Brendshme kërkon dorëzimin e porosisë brenda 30 ditëve nga lidhja e marrëveshjes në fazën e parë brenda 60 ditëve në fazën e dytë dhe 100 ditë nga lidhja e kontratës në fazën e tretë.

Për sasitë e planifikuara për vitin 2019 afati i lëvrimit duhet të jetë brenda 15 Prill dhe pjesa tjetër brenda datës 2 Shtator 2019.

Për sasitë e planifikuara për vitin 2020 afati i lëvrimit duhet të jetë brenda datës 15 Prill dhe brenda datës 2 Shtator 2020.

Një tjetër tender është hapur dhe për blerjen e këpucëve për uniformën e policisë së shtetit. Kontrata propozohet të lidhet për tre vite dhe me një fond prej rreth dyqind e nëntëdhjetë million lekësh.

Në nëntor të vitit të shkuar ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka anuluar tenderin për uniformat. Procedura për të nisi në 4 prill ndërsa 5 ministri Fatmir Xhafaj vendosi ta anulojë për shkak se ?asnjë nga ofertat nuk përputhen me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit?.

Ndërkaq dhe opozita ka hedhur akuza për tenderin duke akuzuar për korrupsion.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tenderi-12-mld-leke-rinisin-procedurat-e-blerjes-se-uniformave-te-policis
Recommended