Ora News - Tenderi 2,5 mld lekë, ministrja Balluku shkarkon nga detyra kreun e Albpetrol
  • 5 years ago
#oranews

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Albpetrolit Kastriot Bejtaj.

Mësohet se në vend të tij është emëruar Dritan Spahiu. më parë spahiu ka mbajtur detyrën e drejtorit te politikave hidrokarbure, por është shkarkuar nga ish-ministri Damian Gjiknuri pas akuzave për abuzime.

burimet kanë bërë të ditur se ndryshimi është në vazhdën e zhvendosjes së emrave nga postet drejtuese që janë në varësi të ministrisë së energjetikës. madje shkarkimi i fundit i konsideruar dhe i papritur bëhet në momentet kur pritet të zhvillohet një tender për shitjen e 75 mijë ton naftë bruto me një vlerë prej 2.5 mld lekë.

ndërkaq Kastriot Bejtaj është gjeofizikant i njohur, ish-drejtues i SHELL dhe Petromanas dhe ka një eksperiencë të madhe në këtë fushë. AlbPetrol sapo ka miratuar planin strategjik të prodhim-shfrytëzimit, strukturën dhe planin e masave dhe për 2018 rezulton kompania shtetërore me fitimin më të lartë.

Albpetrol sh.a. është shoqëria shtetërore e naftës në Shqipëri e themeluar më 6 Prill të vitit 1999, e cila trashëgoi të gjitha asetet dhe vendburimet e naftës në Shqipëri. Selia qendrore e kompanisë ndodhet në qytetin e Patosit ndërsa shoqëria ushtron aktivitetin e saj edhe në Zyrën e Përfaqësimit në Tiranë si dhe në qendrat e prodhimit në Fier, Ballsh, Kuçovë, Patos.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ministrja-balluku-shkarkon-nga-detyra-kreun-e-albpetrol

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended