RTV Ora - KMSH shkarkon nga detyra myftiun Ylli Gurra
  • 5 years ago
#rtvora

Komiteti Mysliman i Shqipërisë ka shkarkuar nga detyra Myftiun e Tiranës, Ylli Gurra.

Lajmin e ka konfirmuar për RTV Ora vetë Gurra, i cili shprehet se shkarkimi i tij ka ardhur për shkak të reaksionit të zgjedhjeve të marsit.

Mësohet se vend të Gurrës është emëruar Lauren Luli, i cili më parë ka mbajtur edhe postin e nënkryetarit.

Në zgjedhjet e marsit kur kryetar i ri i Komunitetit Mysliman Shqiptar u zgjodh Bujar Spahiu, Gurra deklaroi se nuk pranonte rezultatin, madje e quajti procesin zgjedhor një farsë.

Kështu shprehej Gurra në mars të 2019:

Kemi një farsë të organizimit të zgjedhjeve në këtë mënyrë, një organizëm okult, ata të cilët i kanë imponuar KMSH, mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve, edhe të disa myftive, por edhe të shoqërisë civile, por edhe katapultimin e titullarit. Organizatë të cilët dihen publikisht?Ajo çka prekët ju gylenistët, apo kemalistët, apo dikush tjetër gjetkë sigurisht që nuk janë pa ndikime në këtë rrjedhë ngjarjesh dhe në të tilla katapultime të krerëve të KMSH të këtij vendi, sepse detyrimi i parë është që shqiptarët ta zgjedhin vetë kryetarin pa ndikime, qofshin këto organizative, qofshin financiare, apo ideologjike.

Kush është myftiu i ri Lauren Luli?

Myftiu i ri i Tiranës, z. Lauren Luli është teolog. Ai ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Islame në Bursa të Turqisë dhe më pas masterin shkencor në Shkencat e Hadithit në KU Bedër, Tiranë.

Ai ka ushtruar detyrën e tij si imam dhe myfti, si dhe prej dy vitesh mbante postin e nënkryetarit të KMSH-së.

Ish-Myftiu i Tiranës z. Gurra tashmë mban postin e Këshilltarit të Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kmsh-shkarkon-nga-detyra-myftiun-ylli-gurra

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended