Report TV - Myftiu i Tiranës Ylli Gurra: Kreu i ri i KMSH u imponua nga organizma okultë

  • 5 years ago
Myftiu i Tiranës Ylli Gurra pas humbjes në garën për postin e kryetarit të KMSH-së ka deklaruar se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa akuzoi se në krye të institucionit u katapultua një Gylenist. Gurra në përfundim të procesit zgjedhor deklaroi se akuzat e tij janë të drejta dhe të bazuara, ndërsa në ditët në vijim do të ketë zhvillime të tjera. Përpos kreut të ri, Bujar Spahiu, myftiu Gurra akuzoi edhe ish-kryetarin Skënder Bruçaj për mungesë transparence me fondet dhe humbjen e pronave të komunitetit për shkak të mungesës së bashkëpunimit me myftinitë.

"Sot jemi përballë kapjes së institucionit. Lejomëni të flas në shqipen e Naim Frashërit. Do të jem brenda etikës qytetare, që titulli i KMSH nuk mund të zgjidhet nga organizëm okult. Jo shumë larg, vetëm 5 vite më parë kur nën përgjegjësinë e kryetarit të këshillit të përgjithshëm, në 8 mars 2014, komunitetit Mysliman të Shqipërisë iu imponua, iu katapultua, po nga këta organizma okultë një kryetar.

Ndjej detyrim qytetar dhe besimor që nën presionin e atëhershëm, sot ju imponua myslimanëve një titullar. Në 5 vite nuk kemi parë asgjë (nuk kam asgjë me atë si person). Komuniteti ka humbur pronat, nuk ka bashkëpunuar me myftininë e Tiranës, por edhe të tjerat. Edhe ato pak të ardhura kanalizohen jashtë objektivave. Dërgesat kalojnë pa transparencë nga kryesia.

Ajo cka përmenda, organizëm okult, ata të cilët i kanë imponuar komunitetit mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve dhe disa myftinive dhe Shoqërisë Civile dje katapultuan titullarin. Kjo organizatë dihet publikisht. Gylenistët apo Kemalistët nuk janë pa ndikime në këtë rrjedhë ngjarje dhe të tilla katapultime në krerët myslimanë të këtij vendit.

Recommended