Report TV - Tragjedia në Zelandën e Re/ Lutje në 40 xhami të Tiranës! Gurra: Dënojmë aktin e rëndë

  • 5 years ago
Ditën e sotme në 40 xhami të Tiranë, janë zhvilluar lutje në nderim të viktimave në Zelandën e Re. Në xhaminë ?Abdullah Ibrahim Gjuzi? në Sauk të vjetër ka qenë i pranishëm edhe myftiu i Tiranës Ylli Gurra nga ku i është bashkuar dhimbjes për të vrarët, teksa ka përshëndetur tolerancën fetare që ekziston në Shqipëri.

"Sot të gjithë besimtarët do të kryejnë ritualin specikfi për lutjen për 50 të vrarët në një xhami në Zelandën e Re. Gjej rastin për të dhënë shembullin tonë se Shqipëria jonë është vendi i bashkëjetesës jo vetëm paqësore por edhe shembullore", u shpreh Ylli Gurra.

Kujtojmë se një javë më parë 50 persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën nga një sulm në Christchurchit, në Zelandën e Re, nga një 28 vjeçar i cili e përcolli live të gjithë masakrën në facebook. Sulmi ka tronditur mbarë opinionin public duke u cilësuar si një prej masakrave më të rënda ndodhur ndonjëherë.

Recommended