Report TV - E rëndë në Tiranë pensionisti dhe tre të rinj përdhunojnë të miturën! I bëjnë edhe video

  • 4 years ago
Do të shkruajmë emrin nëpër muret e lagjes dhe do të publikojmë videon intime në rrjetet sociale nëse nuk pranon të kryesh marrëdhënie seksuale me të katër ne, tre të rinj dhe 65- vjeçari me inciaile A.D.

Është kjo historia e përdhunimit të 15-vjeçares të mitur në kryeqytet, e cila pasi për tre javë është ndjekur nga pensionisti 65 vjeçar ka pranuar të kryejë marrëdhënie seksuale.Por manjaku pasi ka kryer marrëdhënie e ka xhiruar duke e shpërndarë videon në kafen e lagjes tek tre të rinjtë K.P 20 vjeç, R.O 16 vjeç, F.B 15 vjeç.

Të rinjtë duke shantazhuar 15-vjeçaren i kanë kërkuar po ashtu asaj marrëdhënie seksuale dhe në disa ditë rresht kanë bërë seks me të.

Ngjarja është mësuar nga prindërit e vajzës të cilët kanë denoncuar në polici dhe pas hetimeve ka arrestuar 4 persona.

Manjaku me inicialet A.D rezulton se është edhe prind ka familje si dhe ka edhe vetë një vajzë. Ngjarja ka shokuar blutë e Tiranës, të cilët kanë ndërhyrë me arrestimin e pensionistit dhe tre të rinjve.

Aktualisht ata kanë pranuar marrëdhëniet seksuale jashtë dëshirës së vajzës së mitur ndërsa si provë materiale janë sekuestruar edhe celularët ku është filmuar marrëdhënia e tyre me të miturën.

Të arrestuarit rrezikojnë burg deri në 15 vite ndërsa skandali është se mes tyre ka dhe të mitur si 15 vjeçari F.B dhe 16 vjeçari R.O.

Recommended