U gjendet armë zjarri tek 'Audi' dhe municion luftarak në banesë, arrestohen dy të rinj në Tiranë
  • 3 years ago
TIRANË- Policia ka arrestuar dy persona, pasi u kapën me armë zjarri me vete. 

Në pranga janë vënë 30-vjeçari me iniciale K. H., për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", si dhe 24-vjeçari me iniciale S. S., për veprat penale "Armëmbajtja pa leje? dhe ?Moskallëzimi i krimit?.

Tek ?Rrethrrotullimi i Farkës? u bë ndalimi i mjetit tip ?Audi? që drejtohej nga 24-vjeçari dhe kishte  pasagjer 30-vjeçarin. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tyre, në çantën e dorës të 30-vjeçarit u gjet një armë pistoletë dhe fishekë luftarak.

Pas kontrollit në banesën e 24-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan edhe një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Recommended