Namazi i Bajramit do te falet ne xhami, Gurra: Ramazan i trishtë, zonat e gjelbra ta falin në sheshe
  • 4 years ago
Falja e Namazit të Fitër Bajramit do të falet në xhami dhe jo në sheshet e qytetit. Ka qenë ky vendimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në kuadër të masave për parandalimin e Covid19.

Situata e krijuar nga Covid-19 ka detyruar besimtarët mysliman të mos e falin namazin e Fitër Bajramit në sheshin ?Skënderbej?, por ta falin atë në të gjitha xhamitë e vendit tonë.Por si është pritur ky vendim nga besimtarët?

?Është një masë që është marrë nga komuniteti mysliman, ata e kanë parë kështu të nevojshme ta bëjnë, nuk ka diçka që do duhet të diskutohet për më tepër. Nuk ka asnjë dyshim Fitër Bajrami është Fitër Bajrami kështu që ndryshimi i vendit nuk përbën asgjë në lidhje me satisfaksionin shpirtëror që mund të marri një besimtar. Besimtari si në rrugë si në xhami gjithsesi atë satisfaksion shpirtëror që ka marrë e ka marrë nga Ramazani?, u shpreh një nga besimtarët mysliman.

Vetëm pak orë para kremtimit të kësaj feste kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri, Fitër Bajramin, ndërsa ka një falenderim për punonjësit e shëndetësisë që ishin në vijën e parë të zjarrit në luftën anti-COVID.
Recommended