Bajrami do te falet neper xhami |Lajme-News
  • 4 years ago
Pas 3 muajve të mbyllura nga koronavirusi xhamitë do të hapen të dielën.
Besimtarët myslimanë do të kenë kështu mundësinë të falin namazin e festës së Fiter Bajramit, pas 30 ditëve agjërim.
Por falja e mëngjesit nuk do të bëhet në shesh, si çdo vit. Besimtarët do ta kryejnë ritualin nëpër xhami.
Secila prej tyre po përgatitet duke respektuar masat që kërkohen për parandalimin e pandemisë.
Në hyrje të çdo xhamie do të këtë dezinfektant, ndërsa besimtarët do të duhet të sjellin me vete sixhadet e faljes.
Kryeministri Rama njoftoi se ishte rënë dakord me komunitetet fetare për t?i hapur tempujt prej javës së ardhshme, ndërsa xhamitë nga e diela.
Ai akuzoi opozitën se është përpjekur të nxisë komunitetin mysliman t?i bashkohet revolucionit të saj imagjinar.
Kreu i komunitetit mysliman uroi besimtarët, që përmbyllën me sukses këtë muaj të sakrificës, që këtë vit ishte ndryshe.
?Këtë muaj e përjetuam ndryshe nga Ramazanët e tjera, u privuam nga namazet e përbashkëta, iftaret dhe festimet me të dashurit. Por falë Zotit ky Bajram vjen në një situatë më të përmirësuar?.
Ceremonia qendrore për kryeqytetin do të mbahet në xhaminë e kokonozëve tek Pazari i Ri.
Të dielën lëvizja do të jetë e kufizuar në 5 bashki, të cilat janë ende në zonën e kuqe.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended