Kurban Bajrami festohet me dyer te mbyllura | Lajme-News
  • 4 years ago
Thirrja e ezanit në mëngjesin e së premtes në festën e Kurban Bajramit është bërë me dyer të mbyllura në xhaminë e madhe ?Sulltan Mehmeti? në Prishtinë.

Namazi i Kurban Bajramit është falur pa praninë e besimtarëve islam, për shkak të rritjes së numrit të madh të të prekurve me koronavirus ditëve të fundit në Kosovë. Megjithatë kishte besimtarë që edhe përkundër vendimit të BIK-ut ia kishin mësyrë xhamisë.

Në këtë festë e dyta që po kremtohet në kohë pandemie, kryeministri Avdullah Hoti ka vizituar Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik. Hoti ka vlerësuar se në Kosovë gjendja vazhdon të jetë e rëndë ndërsa ka falënderuar qytetarët të cilët ka thënë se po i respektojnë masat e qeverisë përkundër festës së Kurban Bajramit.

Qeveria dhe Bashkësia Islame e Kosovës qysh dje u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ndalojnë vizitat te familjarët edhe në këtë festë për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended