Të dielën festohet Fiter Bajrami/ Mesazh urimi nga Komuniteti Mysliman - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këtë të shtunë përfundon muaji i shenjtë i Ramazanit.Për të gjithë besimtarët myslimanë, ky muaj finalizohet më ditën e Bajramit, e cila festohet këtë të diel. Kreu i Komunitetit Mysliman uron të gjithë besimtarët.BUJAR SPAHIUKREU I KOMUNITETIT MYSLIMAN I SHQIPERISEMuaji që lamë pas na ka rizgjuar ndjenja dhe virtyte të larta duke na ndriçuar ndërgjegjen dhe lartësuar shpirtin.Nesër është Fitër Bajrami dhe me këtë rast i uroj të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo që ndodhen, gëzuar e për shumë vjet. Paqe, lumturi dhe harmoni sjelltë bajrami në familjet tuaja!Zoti ju dhëntë mirësi e begati dhe ua pranoftë agjërimin e adhurimet që keni kryer gjatë muajit të bekuar të Ramazanit!Gjatë këtij muaji të shenjtë, Spahiu tha se çdo besimtar ka forcuar vlerat dhe virtytet, duke lënë mënjanë mëritë e brengat.Është koha që edhe njëherë të reflektojmë fort mbi vlerat e vërteta të familjes, ta mbrojmë atë nga çdo antivlerë që i kanoset asaj dhe të jemi shembull i familjes me virtytet e saj të patjetërsueshme. Familja është e ardhmja e një kombi, ajo është qeliza e shoqërisë. Sa më e shëndoshë të jetë familja aq më e ndritur do të jetë edhe e ardhmja kombit tonë.Bajrami është festa e kënaqësisë së besimtarit e cila lind nga shpresa e përmbushjes së adhurimit dhe përfitimit të faljes.Le të shërbejë kjo festë për të larguar brengat, mëritë dhe hatërmbetjet. Të mbjellim virtytet e dashurisë, mirësisë, vëllazërisë dhe miqësisë. Të flasim me gjuhën e shpirtit, të ndërtojmë ura mirëkuptimi.Fitër Bajrami është një festë e shënjuar për besimtarët myslimanë shqiptarë kudo ndodhen, edhe jashtë kufinjve.
Recommended