'Presim që qeveria të japë leje për zonat e gjelbra, Bajrami të falet në hapësirat publike!'
  • 4 years ago
Ylli Gurra, myftiu i Tiranës, shprehet se ky muaji Ramazani ka qenë një muaj i pazakontë. Në një intervistë për Report TV ai e deklaroi këtë duke iu referuar periudhës së pandemisë së COVID-19. Sipas Gurrës besimtarët myslimanë në Shqipëri, përjashto ato që janë në zonat e kuqe, duhet ta falin Bajramin në sheshe, sigurisht duke respektuar masat e sigurisë. Gurra ndër të tjera thotë se frika nuk duhet të na mposhtë dhe se kjo festë kombëtare le të jetë një shpresë e madhe.
Recommended