Report TV - Nga sot shtohen zonat e gjelbra, në Devoll berberët të hapur para kohe!

  • 4 years ago
Nga dita e sotme, 4 maj, vendit i janë shtuar edhe 18 zona të tjera të gjelbra konkretisht Tropojë, Rrogozhinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vjagurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë, Vlorë, Selenicë.

Devolli është një zonë e gjelbër e shpallur nga qeveria si një zonë pa asnjë rast të prekur nga virusi.

Kamera e Report Tv bëri një inspektim në qytet ku u vu re një numër i shtuar i banorët që kishin dalë dhe pjesa më e madhe e tyre pensionistë, edhe pse orari i tyre ishte deri në orën  06:00-08:30. Qytetarët  janë grumbulluar në rrugë të shkujdesur dhe  pa maska mbrojtëse, ndërsa është parë një prani e shtuar e lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve.

Nga sot është lejuar dhe shërbimi me taksi ndërqytetëse duke lejuar edhe udhëtimin me 2 anëtar të një familje.

Edhe pse qytetarët nuk kanë asnjë të prekur në këtë bashki, ata sërish duhet të respektojnë masat e distancimi social si dhe mbajtjen e maskave mbrojtëse.

Gjithashtu ajo që u vu re ishte se dhe berberët janë hapur në këtë zonë edhe pse ata janë vendosur të hapen javës tjetër më 11 maj si pjesë e masave të tjera lehtësuese.

Recommended