Ora News - Shkrumbohen “mushkëritë” e gjelbra: Zjarre në zonat e pyllëzuara në Durrës, Mat e Lezhë

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Disa dhjetra hektarë pyje e shkurre janë shkrumbuar si pasojë e tre zjarreve masivë në Durrës, Mat e Lezhë. Dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme, ndaj policia ka nisur hetimet.

Këto pamje (shiko videon), tregojnë përmasat e zjarrit të nisur pas mesnate në Zonën e Kallmit në Durrës.

Zjarri ishte aktiv edhe përgjatë ditës së martë (15 shtator), ndërsa ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme.

Bilanci nuk është zyrtar, por sipas të dhënave janë rreth 100 hektarë me pisha e shkurre të djegura.

Për të vënë flakët nën kontroll u angazhuan 3 automjete të drejtorisë, 2 mjete të Portit dhe një nga Shijaku.

Por pavarësisht punës së forcave zjarrfikëse dhe disa vullnetarëve vënia nën kontroll mbetet e vështirë.

Ndërkohë rreth 15 ha pishë janë djegur në malin e Balgjajt në Bashkinë Mat si pasojë e një zjarri ka marrë përmasa të mëdha.

Për shkak të terrenit, ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë në rrugë tokësore, ndaj Autoritetet lokale bëjnë apel për ndihmë nga ajri pasi flakët do të djegin një ndër kurorat më të bukura të Matit.

Ndërkohë, një vatër zjarri u shfaq edhe në pyllin e Manatisë në Lezhë.

Dyshimet janë se të tre zjarret janë të qëllimshëm, ndaj policia ka nisur hetimet.

Zjarret kanë qenë të shumta gjatë muajit Shtator në disa zona të vendit dhe kanë djegur qindra hectare pyje, shkurre e pemë frutore.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/zjarri-perfshin-masivin-pyjor-ne-manat-te-lezhes/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended