Report TV -Anti-informaliteti/ Lirohen plazhet e zaptuara në Durrës dhe Lezhë
  • 5 years ago
Policia e Shtetit në bashkëpunim me institucionet e tjera kanë vijuar aksionin anti-informalitet duke liruar 3500 m2 plazh, pronë publike e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme në Durrës dhe në Lezhë. Nga aksioni që është zhvilluar në këto dy qarqe janë proceduar 10 persona, dy drejtorët e Tatimeve në Lezhë dhe Durrës, por edhe pronarë të subjekteve tregtare.

Në Durrës janë proceduar 7 persona, drejtori i Tatimeve Luan Dajko pasi nuk ushtroi kontroll për evidentimin dhe bllokimin e tre pronarëve të subjekteve tregtare F.Q. A.K. dhe G.D. në lagjen nr. 13 në plazhin publik ku kryenin aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme, si dhe të pa pajisur me kasë fiskale. Po në vijim të operacionit u proceduan penalisht edhe Sh.T. P.Gj. dhe D.I. banues në Shijak, pasi kishin zënë me çadra plazhi e shezlongë hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse.
Recommended