Prokuroria: Në dosjen 339 të gjithë forcat politike të përfshira në Durrës dhe Lezhë
  • 5 years ago
Të gjitha forcat politike janë të përfshira në shit-blerjen e votës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 - thotë Prokuroria për Krime të Rënda duke ju referuar hetimeve të kryera në kuadër të dosjes penale numër 339. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, gjatë hetimit për ?Korrupsion aktiv/pasiv në zgjedhje? janë konstatuar "të dhëna për dyshime për përfshirje të përfaqësuesve vendorë të subjekteve të ndryshme politike të gjithë spektrit politik në vend në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 në qarkun e Durrësit dhe të Lezhës".

Reagimi i plote i Prokurorisë së Përgjithshme

Prokuroria prane Gjykates Shkalles se Pare Per Krime te Renda Tirane, pasi u njoh me përmbajtjen e të dhënave të nxjerra në disa media të ndryshme sot më datë 5 Qershor 2019 për nxjerrjen e disa përgjimeve telefonike në procedimin penal nr.339/2016, njofton se:

Më datë 26.10.2018 në kuadër të procedimit penal nr 339 të vitit 2016 të regjistruar për veprat penale të ? Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve?, ?Trafikimit të Narkotikëve? ? Grupit të strukturuar kriminal? si dhe ? Kryerjes së veprës penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar krimal?, ka regjistruar dhe hetimin për veprën penale të ?Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete? parashikuar nga neni 295/a/3 i Kodit Penal.

Ky hetim është regjistruar pasi në disa media janë publikuar të dhëna sekrete që dëmtojnë rëndë hetimin e procedimit penal. Më datë 01.02.2019 nga ana e Drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda, është vendosur që ky hetim të kryhet nga grup hetimorë i përbërë nga tre prokurorë, duke i shtuar grupit hetimorë ekzistues dhe një prokuror dhe një oficer tjetër të policisë gjyqësore të Prokurorisë, për rritjen e efikasitetit të hetimit.

Ky procedim është në fazën e hetimeve paraprake. Në kuadër të këtij hetimi ju njoftojmë se po hetohen 74 persona me masa sigurimi të ndryshme, për vepra penale të ?Prodhim dhe shitje të narkotikëve? ?Trafikim i narkotikëve? në formën e ?Grupit të strukturuar kriminal? ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal? parashikuar nga nenet 283, 283/a, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Recommended