Falja e Bajramit në xhami/ Për herë të parë besimtarët nuk do të dalin në sheshe
  • 4 years ago
Agjërimi është një prej 5 shtyllave të fesë Islame që kurorëzohet me faljen e Fitër Bajramit. Edhe në Shqipëri, sikurse të gjitha vendet e botës islame përfshi Mekën, ky bajram si pasojë e pandemisë,nuk do të falet në sheshe siç ka ndodhur në të shkuarën.


Komuniteti Musliman i Shqipërisë thotë se duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e Covid-19 , namazi i Fitër Bajramit këtë vit do të falet nëpër xhamia sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë. Falja do të zhvillohet në orën 6 të mëngjesit të kësaj të diele.

Ceremonia qendrore e Fitër Bajramit, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Komunitetit Mysliman,Bujar Spahiu, do të zhvillohet në xhaminë e ?Kokonozit? pranë Pazarit të ri Tiranë.

Muslimanët shqiptarë presin me padurim hapjen e dyerve të xhamisë së re të namazgjasë me një kapacitet prej 5000 vendesh, duke shpresuar shumë që bajramin e ardhshëm ta falin në ambientet e kësaj xhamie madhështore.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FaljaeBajramit#TopChannel
Recommended