Votohet kreu i ri/ Pas Bruçajt tërhiqet myftiu i Kukësit, zgjedhjet në KMSH monitorohen nga SHBA

  • 5 years ago
TIRANE-Sot do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Dje u tërhoq nga gara papritur drejtuesi aktual Skënder Bruçaj (lexo këtu) ndërsa sot para votimit myftiu i Kukësit Islam Hoxha. Gjithashtu u skualifikua Gëzim Abdishaku pasi nuk plotësonte kriteret.

Në garë janë tre kandidatë; Ylli Gurra, që është myfti i Tiranës, Bujar Spahiu, aktualisht nënkryetar i KMSH dhe Gramoz Blliku, myftiu i Lushnjës. Favoritë për të fituar garën shikohen Ylli Gurra ose Bujar Spahiu.

Do të jenë 91 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm me votë të fshehtë që do të zgjedhin kryetarin me një mandat 5-vjeçar. Kryetarit duhet të marrë 2/3 e votave, (61 vota) nëse pjesëmarrja është 100%.

Nëse në votimin e parë nuk arrihet kjo shumicë, në të njëjtën mbledhje bëhet një votim i dytë ndërmjet dy kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave. Në votimin e dytë, fiton kandidati që ka marrë 50+1 % të votave të pjesëmarrësve në mbledhje (pra, 46 vota).

Në garë janë tre kandidatë:
Ylli Gurra -myftiu i Tiranës
Bujar Spahiu-nënkryetar i KMSH
Gramoz Blliku-myftiu i Lushnjës

Recommended