Ora News - Hajdari: Llalla s'ka dhënë asnjë siguri! Kryeprokurori i ri 4 detyra në tavolinë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari i ftuar në "Arena" në Ora News, thotë se Adriatik Llalla nuk mund të qëndrojë asnjë sekond në krye të Prokurorisë pasi nuk ka dhënë siguri se di të bëjë punën. Ai shprehet se kryeprokurori i ri ka përballë katër detyra përpara.

Hajdari: Llalla nuk mund të rrijë në krye as një sekondë më tepër, pasi nuk ka dhënë asnjëherë siguri e indicie se di të bëjë punën. Po të rrijë do të bëjë transformime spektakolare. Unë ju garantoj një gjë, më mirë se Adriatik Llalla, do të jetë kushdo nga ata të shtatë. A janë ato më të mirët? Jo, kurrë, ka edhe të tjerë që i ka penalizuar mënyra se si zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm. Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm ka katër detyra, të mos ndërhyjë në çështjet që janë në hetim, përfshirë që nga të thjeshtat e deri tek ato të rëndësishmet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hajdari-llalla-ska-dhene-asnje-siguri-kryeprokurori-i-ri-4-detyra-ne-tavoline
Recommended