Report Tv- Ish-Kryeprokurori Llalla pas një viti rishfaqet në Tiranë

  • 5 years ago
Report TV ka siguruar një video ekskluzive ku shfaqet ish-Kryeprokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla. Në videon e transmetuar në emisionin Repolitix, Adriatik Llalla shfaqet nën shoqërinë e dy grave dhe një burri i cili largohet i pari nga tavolina. Këto pamje të fiksuara në një prej hoteleve të Tiranës, i japin fund hamendësive për vendndodhjen e Adriatik Llallës për të cilin ka pasur disa raportime mediatike, se ai ndodhej në Turqi apo dhe Gjermani. Dëshmitarë okular në këtë hotel ku ka është filmuar Adriatik Llalla i thanë Report TV, se ish-Kryeprokurori dukej i relaksuar, madje nuk kanë munguar batutat me personat në tavolinë. Po i njëjti burim pohoi se teksa Adriatik Llalla qëndroi për më shumë se 30 minuta në lobin e këtij hoteli, gjatë të gjithë kohës dy bodigardë qëndronin tek dera duke e vëzhguar në mënyrë konstante.

Ish kreu akuzës shqiptare Adriatik Llalla i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ndërkohë që Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se ?ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni?. Menjëherë pasi Adriatik Llalla doli nga sistemi drejtësisë shqiptare ai u shpërngul me familjen në Gjermani. Prokuroria shqiptare kërkon informacione nga drejtësia gjermane për ish-kryeprokurorin. lidhur me hyrje-daljet e Llallës në Gjermani, dhe nëse Llalla ka pasuri në shtetin gjerman.

Informacionet për Llallën kërkohen nga prokuroria e Krimeve të Rënda, në kuadër të hetimeve për ?pastrim parash?, ?refuzim të deklarimit të pasurisë?, ?mos deklarim?, ?fshehje ose deklarimi i rremë i pasurisë?, ?Mos deklarimit të shumave të të hollave ne kufi?, ?Pastrimit të produkteve të veprës penale? dhe ?Shpërdorimit të detyrës?. Ndërkohë që në 23 korrik të këtij viti, Krimet e Rënda sekuestruan 1 miliard lekë pasuri të ish-kryeprokurorit, masë kjo që është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, pas kontestimit të Llallës.

Recommended