Report TV - Dibër, frika nga helmimi, tregtari: Është shitur uji i një viti për një natë
  • 5 years ago
Helmimi i 90 personave nga Bulqiza ka ngjallur panik në radhët e banorëve. Sipas mjekëve dyshohet se helmimi mund të ketë ardhur për shkak të ujit të pijshëm. Kjo ka bërë që ata të shmangin konsumimin e ujit të ujësjellësit dhe të drejtohen drejt dyqaneve për të blerë ujë të ambalazhuar.

Pronari i një marketi tregon se si asnjëherë tjetër uji në dyqanin e tij është shitur brenda ditës.

"Uji i pijshëm, mbrëmë kemi dëgjuar diçka. Janë helmuar disa njerëz. Është shit uji mbrëmë krejt. Ka një vit që nul këviz tregu këtu. Si u shit ky ujë nuk e di. Është prish puset a nuk e di çfarë ka bërë vaki andej sipër", shprehet tregtari.
Recommended