RTV Ora - Dalin analizat: Helmimi në Bulqizë nuk ka ardhur nga uji i pijshëm

  • 5 years ago
#rtvora

nstituti i Shëndetit Publik publikon rezultatet e një prej analizave të ujit të pijshëm marrë në rrjetin ujësjellës, që dyshohet të ketë shkaktuar disa simptoma në banorët e ?Lagjes së Vjetër? në Bulqizë.

"Përgjigja e mostrës së sjellë nga Shërbimi i Sëmundjeve Infektive, Njësina Vendore e Kujdesit Shëndetësor Bulqizë, në laboratorin e ISHP, ka dalë negative për ngarkesë mikrobiologjike, pra nuk ka ndotje mikrobiale," informon ISHP.

Për një përgjigje më të plotë për shkaktarin e simptomave tek qytetarët e Bulqizës do të priten rezultate të tjera të analizave nga mostrat e marra nga grupi i ISHP në Bulqizë.

"Nga ana e specialistëve të ISHP në zonën ku janë paraqitur më shumë raste, janë marrë mostra uji në rrjetin ujësjellës, këto mostra janë në proces analizimi për parametrat mikrobiologjik, fiziko-kimike dhe toksikologjike (metalet e rënda dhe pesticidet), këto analiza pritet të dalin në ditët në vijim" informon ISHP.

Gjatë fundjaves dhe të henen numri i të helmuarve në Bulqizë shkoi ne mbi 113.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/dalin-analizat-helmimi-ne-bulqize-nuk-ka-ardhur-nga-uji-i-pijshem

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended