Report TV -Dhjetëra të helmuar në Kukës/ Analizat: Uji i pastër, nuk ka vend për panik!
  • 5 years ago
KUKES - Rreth 50 persona janë paraqitur në Spitalin Rajonal të Kukësit me shenja të helmimit. Bëhet fjalë për banorë të lagjeve të Vilave dhe asaj numër 1 në Kukës. Kjo situatë ka sjellë panik tek banorët duke njohur si shkaktar të helmimit ujin e pijshëm. Por, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Kukës, ka sqaruar se uji i pijshëm është i pastër dhe nuk ka vend për panik.

Denisa Duraku, shefe e Epidemiologjisë në një dalje publike bën të ditur se uji i pijshëm është i pastër bakterioligjik dhe se niveli i klorit është në parametrat e duhura.

"Po monitorojmë situatën, kemi ngritur grupet e punës. Situata nuk është alarmante, nuk ka problem dhe nuk ka arsye për panik. Kemi identifikuar rastet, janë kryesisht sporadike, shume pak janë në lidhje familjare. Duke qene se është situatë e verës, është stina është viroze, është edhe ngjitëse në momentin që shfaqet. Kemi monitoruar në vazhdimësi ujin, është i pastër, nuk ka ndotje klori në nivelet e duhura. Pacientët e prekur falsin për konsumin e bostanit të pjeprit. Duhet veçuar higjiena familjare, ajo vetjake në këtë moment qe jemi në një stinë virozash", tha Denisa Duraku.

Spitali i Kukësit në këto ditë me temperatura të larta, po përballon një fluks të lartë pacientësh pranë urgjencës spitalore. Nga këto një pjesë e mirë janë pediatrike dhe pjesa tjetër janë të rritur, të cilët paraqiten pranë urgjencës dhe marrin të gjitha shërbimet mjekësore. Mjekët këshillojnë qytetarët se duhet të qëndrojnë në vende të freskëta si dhe të kenë kujdes me ushqimet që konsumojnë gjatë kësaj periudhe.
Recommended