Report TV -Helmimi i fëmijëve në Postribë/ Prefekti Millja: Për 5-6 ditë dalin analizat
  • 5 years ago
Prefekti i Qarkut Shkodër Çesk Millja ka zhvilluar një mbledhje me të gjithë aktorët shëndetësorë dhe AKU pas helmimit të së paku 50 nxënësve në Postribë 5 ditë më parë.

Sipas perfektit Millja, pas 5-6 ditëve do të dalin analizat që do të përcaktojnë edhe shkaqet e helmimit masiv të nxënëseve.

Në këtë mbledhje institucionet si Shëndetit Publik, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Policisë, Zyrës Arsimore u zotuan se do të ndërmarrin të tjera kontrolle për të gjitha dyqanet afër shkollave, aq më tepër atyre që shesin ushqime të ndryshme në mënyrë që ky helmim masiv të mos përsëritet më.

Në fund të mbledhjes Millja ka dhënë edhe një mesazh për prindërit që t?ia përgatisin në shtëpi ushqimin fëmijëve të tyre për të shmangur blerjen në dyqane.
Recommended