Shtatori “sfidon” Vlorën me 20 zjarre në katër ditë, Prefekti kritikon bashkinë për zjarrfikësit

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Rreth 20 vatra zjarri janë regjistruar vetëm në javën e parë të shtatorit në Bashkinë e Vlorës, duke vënë në vështirësi forcat zjarrfikëse. Situata më problematika u paraqit në Poro të martën ku u dogjën rreth 22 hektarë. Dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme, ndaj prefekti kërkon që përgjegjesit të dalin para drejtësisë.

Shtatori nisi me zjarre në Vlorë. Zjarrfikësit thonë se janë përballur me një situatë sfiduese.

?3-4 ditët e fundit kemi dalë mbi 20 herë, me kaq personel nuk e mbulojmë dot një situatë kaq të rëndë.?

I frikshëm për nga përmasat ishte zjarri në fshatin Poro të hënën, ku sipas përllogaritjeve u dogjën mbi 22 hektarë pyjë.

?Situata ishte jashtë kontrollit për shka të erërave të forta, 22 hektarë janë dëmtuar nga zjarri.?

Dyshimet janë se pjesa më e madhe e rasteve janë zjarrvënie të qëllimshme ose aksidentale, ndaj prefekti i Vlorës thonë se ka kërkuar që përgjegjesit të ndëshkohen.

?Po bëjmë atë që është detyra jonë, ti çojmë përpara drejtësisë.?

Nuk mungoi as një kritike për bashkinë e Vlorës, që sipas tij duhet të ndërhyje në mënyrë emergjente për të modernizuar repartin zjarrfikës, i cili vuan mungesën e pajisjeve dhe shpesh ndodhet në pamundësi për të bërë detyrën.

?Duhet ti modernizojmë në mjete, kapacitete dhe personel të aftë. Jo të kemi personel të cilët nuk dinë sesi mbahet apo drejtohet.?

Pas muajve të verës, shtatori konsiderohet muaj me rrezikshmëri të lartë për zjarret, pasi është koha kur fermerët pastrojnë tokat ose kullotat, nga ku kanë nisur pjesa më e madhe e zjarreve.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/shtatori-sfidon-vloren-me-20-zjarre-ne-kater-dite-prefekti-kritikon-bashkine-per-zjarrfikesit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv