Ora News - 'Projekte e jo fjalë', prefekti i Shkodrës kritikon kryebashkiakët e Veriut

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prefekti i Shkodrës, Çesk Millja u tregua kritik me kryetarët e Bashkive të qarkut, teksa i kishte thirrur në një diskutim mbi masat në përballimin e problematikave të stinës së dimrit.

Ai u kërkoi që të hartojnë dhe paraqesin projekte të mira për të fituar financime nga qeveria, pasi fjalët sipas tij mbeten në tryeza

Çesk Millja: "Me fjalë nëpër tavolina jemi shumë mirë. Atje do të shkojmë me projekte të detajuara. Kërkoj që të hartojmë dhe miratojmë projekte dhe ato të fitojnë."

Por kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi artikulimi i prefektit ishte politik dhe gjuhë sipas saj e kryeministrit Edi Rama.

Voltana Ademi: "Nuk do të kisha dashur ta kthenim më një diskutim politik. Nëse i hyjmë historisë së projekteve mund ti marrim rast pas rasti si edhe përgjigjet që kemi marrë."

Dimri është i ashpër në qarkun e Shkodrës ndaj menaxhimi kërkon përgatitje.

Në zonat malore problematikë janë bllokimet nga dëbora, por dhe përmbytjet.

Prandaj edhe në kërkesat e tyre, kryebashkiakët janë të ndarë, ndonëse qeverisë i kërkojnë njëzëri masa më të shtuara e më shumë fonde.

Gjon Gjonaj: "Bashkia nuk i ka mjetet e disponueshme."

Fran Tuci: "Firmat që përfitojnë tendera në Shkodër, në prefekturë, në Shqipëri kanë një detyrim që një ditë të punojnë pa lekë."

Brenda datës 10 tetor institucionet vendore dhe drejtoritë rajonale duhet të dorëzojnë raportet e detajuara të ndërhyrjeve të kryera në terren, tek institucioni i prefektit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/projekte-e-jo-fjale-prefekti-i-shkodres-kritikon-kryebashkiaket-e-veriut

Recommended