RTV Ora - Shkodra pa kryetar bashkie, Prefekti i Shkodrës informon Metën, Ramën dhe KQZ në
  • 5 years ago
#rtvora
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe Presidenti i Republikës janë informuar tashmë edhe zyrtarisht për situatën e krijuar pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit nga detyra e kryetarit të bashkisë së Shkodrës.

Burime zyrtare kanë bëri të ditur se prefekti i qarkut, Çesk Millja, u ka dërguar një shkresë zyrtare tre institucioneve lidhur me zhvillimet në kryeqendrën e veriut.

Mësohet se në shkresë jepet informacion mbi konstituimin e këshillit me datë 19 gusht si dhe mbi konstatimin e pavlefshmërisë së mandatit të zgjedhur të kryetarit të bashkisë me datën 30 qershor.

Një tjetër argument, është konstatimi i përfundimit të detyrës prej datës 20 gusht për Voltana Ademin, edhe pse kryebashkiakja duhet të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjen e një kryetari të ri.

Shkresa nuk përmban kërkesën për caktimin e një date të re për zgjedhjet në Shkodër.

Ekspertët ndahen në dy qëndrime mbi institucionin që e ka këtë të drejtë. Në një anë mbështetet përcaktimi kushtetues se është presidenti ai që cakton me dekret datën e zgjedhjeve.

Në këtë rast Kreu i Shtetit i ka konsideruar nul zgjedhjet e 30 qershorit, duke firmosur për 13 tetorin, çka refuzohet nga mazhoranca.

Në këto kushte presidenti nuk mund të vendosë një afat për zgjedhje të pjesshme në Shkodër.

Nga ana tjetër qëndron mendimi se është KQZ mbështetur në nenet 161 dhe 162 që shpall pavlefshmërinë e zgjedhjeve në një njësi të caktuar ku konstatohen shkeljet e ligjit.

Po ashtu i njëjti institucion zhvillon dhe votimet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkodra-pa-kryetar-bashkie-prefekti-i-shkodres-informon-meten

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended