Mjeket e Durresit mbeshtesin kandidatin e PS per kryetar bashkie, Miri Hoti - (23 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Edhe mjekët durrsakë në favor të kandidatit socialist për bashkinë e Durrësit, Miri Hoti. Në një konferencë për shtyp, dega e Partisë Socialiste të Durrësit, iu ka paraqitur gazetarëve një promemorie, të firmosur nga 47 mjekë të rrethit të Durrësit, të cilët shprehin mbështetjen e tyre ndaj kandidatit socialist. Të gjithë këta mjekë kanë pasur rastin të punojnë me doktor Mirin.

Në promemorien e tyre mjekët shprehen se, duke njohur vetitë e Miri Hotit, si humanizmi, aftësitë profesionale, përkushtimi në punë, aftësitë e tij organizative, për zgjidhjen operative të problemeve, japin votën pro këtij kandidati. Lista e mjekëve që kanë firmosur promemorien është e shumëllojshme dhe përfshin të gjitha sferat e mjeksisë./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended