PS prezanton emrat e kandidateve per kryetar bashkie - (31 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Kanë marrë fund sot hamendjet për emrat e kandidatëve socialistë për pushtetarë lokalë në betejën elektorale të 1 Tetorit. Edi Rama Ministri i Kulturës, ka fituar sfidën për Tiranën me ish-kryeministrin Pandeli Majko, i tërhequr sot nga gara dhe prefektin e Tiranës Taulant Dedja.

Në Shkodër, Bulqizë, Delvinë, Gramsh, Pogradec dhe Sarandë, janë zgjedhur kandidatë për kryetar bashkie gra socialiste. Në lidhje me rezultatet në përfundim të mbledhjes së kryesisë socialiste, për kandidatët socialistë për kryetar bashkie, sekretari i marrëdhënieve me publikun Luan Rama u shpreh:

Luan Rama:- ?Në bashkinë e Beratit do të kandidojë Nikollaq Mata. Në bashkinë e Bulqizës, do të kandidojë Hamdie Beqiri, në bashkinë e Delvinës, do të kandidojë Bukurie Meçe, në bashkinë e Dibrës, Xhemal Gazidede, në bashkinë e Durrësit, do të kandidojë Miri Hoti, në bashkinë e Elbasanit, Hysen Domi, i cili vjen i propozuar nga një rreth i gjerë i shoqërisë civile dhe i mbështetur nga strukturat e PS. Në bashkinë e Fierit, Nikollaq Kosovari, në Gramsh Luljeta Dollani, në Gjirokastër Murat Kaçi, në bashkinë e Krujës Ismail Dani, në Kuçovë Artur Kurti, në Kurbin Valentin Lleshi, në Lezhë Gjok Jaku, prefekti aktual i Shkodrës. Në Librazhd Fatos Zharri, në Lushnje Ylli Myftiu, në Mallakastër Rrapo Kodheli, në Mat Ramiz Kalluçi, në Peqin Skënder Dubali, në Përmet Arian Kote, në Pogradec Mangalina Cane, në Sarandë Ardian Shehu, në Skrapar Fatmir Rakipaj, në Shkodër Esmeralda Uruçi, në Vlorë Niko Veizaj, në Tepelenë Xhaferr Ruçi, në Kukës Isak Shehu, në Tropojë Isa Kuliçi, në Has Rexhep Ballmi dhe për bashkinë e Tiranës Edi Rama./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended