Ora News - Mbeturinat në lumenj e liqen, prefekti i Shkodrës “fshikullon” bashkitë e Veriut
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Mbeturinat që kanë mbushur shtretërit e lumenjve dhe liqenin u kthyen në objekt debatesh, por edhe kritikash të ashpra që prefekti i Çesk Millja u bëri dy bashkive më të mëdha të qarkut, asaj të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe. Në tryezën për sigurinë e rezervuareve, argjinaturave dhe digave në prag të stinës së dimrit, ai e cilësoi situatën aktuale një papërgjegjshmëri të të gjitha institucioneve.

Çesk Millja, prefekt i Shkodrës

"Të ngrihemi në rolin e përgjegjësisë funksionale të secilit për të menaxhuar sa më mirë dhe për të minimizuar sa më shumë riskun në raste të emergjencave të ndryshme?.

I ashpër ishte edhe drejtori i bordit të kullimit të rajonit të veriut Ndue Preka, i cili tha se ka dërguar eskavatorë për pastrimin e shtratit të Kirit, edhe pse kjo nuk është përgjegjesi e institucioneve të tij.

Ndue Preka, drejtori i bordit të kullimit rajoni veriut

?Jam i gatshëm kundrejt karburantit t?ju vë në dispozicion shtatë eskavatorë që janë përgjithësisht në gjendje të mirë?.

Për këtë situatë kryebashkiakja e Shkodres Voltana Ademi veç qytetarëve akuzoi edhe ministrinë e mjedisit që sipas saj ka refuzuar dy shkresat e dërguara me propozim konkret sipas VKM-së, që Shkodra të ndërtojë një vend-depozitimi mbetjesh inerte, pasi aktualisht nuk e ka një të tillë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shkoder-debati-permbytjet

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended