RTV Ora - Prefekti i Korçës bën për "ujë të ftohtë" policinë dhe bashkitë: Po na digjen pronat!
  • 5 years ago
#rtvora
Situata me zjarret në Korçë ka detyruar prefektin e qarkut Dhori Spirollari të mbledhë Emergjencat Civile.

Mbledhja është shoqëruar me tone të ashpra, ku Spirollari ka qenë tejet kritik ndaj uniformave blu dhe bashkive.

Spirollari: Janë 13 raste të zjarreve. Po dëmtohen pronat. Zjarret janë të qëllimshme. Kullotat janë dëmtuar shumë. Papërgjegjshmëria e njerëzve mbetet kryesori. Në Devoll zjarri është prej 3 ditësh. Ende nuk janë gjetur autorët e zjarreve. Policia duhet ti identifikojë dhe kapë dhe jo të qëndrojë indiferente. Administratorët qëndrojnë indiferente. Gjithashtu ka bashki që njoftohen nga media kur ka zjarre.

Përgjegjës kryesor janë bashkitë. Po digjen pronat tona. Pyjet jane djegur në Mokër. Dy administratorë ende nuk dinin ku ishin vatrat e zjarreve. Ata duhet të jenë përgjegjës për detyrën e tyre pavarësisht ngjyrës politike. Komisariati i Korçës ende nuk ka kapur autorët. Janë 5 raste dhe 1 është kapur. Në Kolonjë nga 6 ,4 janë kapur autorët. I kam dërguar me foto zjarret, ndërsa polici i zonës ende nuk e di ku është. Kjo është e pafalshme. Mjedisi thotë nuk kam parë sasinë e tymit , prokuroria hesht. Kjo është situata aktualisht.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/prefekti-i-korces-ben-uje-te-ftohte-policine-dhe-bashkite-po-na-digjen-pronat

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended