Report TV - Digjen 5 makina gjatë natës te 'Uji i Ftohtë' në Vlorë, dyshohet e qëllimshme
  • 5 years ago
Pesë makina janë djegur gjatë natës në zonën e "Ujit të Ftohtë" në qytetin bregdetar të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, rreh orës 01:00. Dyshimet paraprake të policisë janë që kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme. Një prej makinave që është shkrumbuar thuajse totalisht, është e një punonjësi të bashkisë së Vlorës.

Në momentin kur i është vënë zjarri makinat kanë qenë të parkuara pranë njëra-tjetrës.
Recommended