Ora News - Banorët e By pass-it të Shkodrës sërish në protestë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kërkesat që përsërisin janë të njëjta prej vitesh. Duan paratë e kompensimit për tokën që shteti u mor për interesin publik, si dhe rrugët dalëse nga shtëpitë e tyre për në aksin kryesor.

Banorët e By pass-it të Shkodres zhvilluan një tjetër protestë mëngjesin e së shtunës, në kantierin ku ende punohet. Janë familjet e lagjes ?Dobraç i ri? që prej më shumë se 6 vitesh ata nuk janë kompensuar për tokat që u morën për ndërtimin e kësaj vepre.

Banorët: "Ne nuk kërkojmë asgjë vetëm te na lihen daljet nga rruga për çdo emergjence apo problem tjetër".

"Toka na është marrë, tani kërkojmë paratë sepse ka vite që tallen me ne"

"Nuk kemi as kompensim, as dalje për të dalë në rrugë nga By Pass.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/banoret-e-pass-it-te-shkodres-serish-ne-proteste
Recommended