Ora News - Mbërrijnë në gjykatë 4 të arrestuarit që gjuatën me armë në qendër të Shkodrës

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Mbërrijnë në gjykatën e Shkodrës 4 të arrestuarit për të shtënat me armë në qendër të pedonales.

Dy të rinj nga Durrësi, një nga Maqedonia dhe një nga Shkodra.

4 të arrestuarit janë Liridon Lushi, Arxhend Rexha, Ension Buraku dhe Riad Xheladini.

Ata akuzohen për ?Vrasja ne? rrethana të tjera cilësuese?, ?Plagosja e lehtë me dashje? dhe ?Armëmbajtja pa leje?.

Si pasojë e përplasjes me armë mbrëmjen e së mërkurës, 5 shkurt, në pedonalen e Shkodrës mbeti e plagosur aksidentalisht një kalimtare.

Sipas sqarimit të policisë motivi i përplasjes është një konflikt i hershëm mes të rinjve.

Këto të fundit përpara oficerit të policisë gjyqësore e kanë pranuar se konflikti ka nisur në Gjermani dhe është shtrirë më pas në Shqipëri.

Konflikti lidhet me shitjen e një automjeti dhe mosdhënien e parave, që ka shkuar deri në vendosjen e lëndës plasëse ne automjetin e efektives Buraku, e motra e njërit prej të arrestuarve.

Më pas konflikti ka kaluar te të shtënat me armë në mes të pedonales së Shkodres, që si objektiv sipas policisë kishin 26-vjeçarin tashmë të shpallur në kërkim Mirsad Meta.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/dalin-para-gjykates-4-te-arrestuarit-qe-gjuaten-me-arme-ne-qender-te-shkodres

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended