Ora News - Maturantët e Shkodrës kërcënojnë me bojkotim të provimit të radhës
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ashtu si bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë, edhe maturantët e Shkodres dolën në proteste. Kundërshtojnë tezen e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letersisë, që sipas tyre ka patur pyetje jashtë kurrikulës për të cilën ishin përgatitur.

Ndonëse u vu re një numër i ulët i pjesëmarrjes së të rinjve, megjithëse njoftimi ishte dhënë prej më shumë se 24 orësh, pjesmarrësit nuk u tërhoqën por me pankartat në duar si dhe thirrjet turp për ministrinë, shfaqen revoltën e tyre.

Ata janë të gatshëm të bojkotojnë provimin e radhës të maturës nëse Ministria nuk tërhiqet për të plotësuar kërkesat e tyre.

Klea Dibra, maturante në ?Shejnaze Juka?: Një bojkotim i provimeve do të jetë më e mirë sesa protestat.

Pranon zhgënjimin që pësoi kur pa pjesmarrjen dhe maturantia Dibra nuk përjashton faktin që të ketë patur presione.

Nga sheshi përpara bashkisë Shkoder ata marshuan deri në mjediset e zyrës arsimore, ku pankartat me mbishkrimet ?A shpetoi turi?, ?Odisea e provimeve tona?, ?Ledjo anulloje provimin? etj i vendosen në kangjellat rrethuese.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/maturantet-e-shkodres-kercenojne-me-bojkotim-te-provimit-te-radhes

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended