RTV Ora - Oratori Don Bosko në shtëpinë e madhe të fëmijëve të Shkodrës
  • 5 years ago
#rtvora

Muajt e verës e kthejnë oratorin ?Don Bosko? në shtëpinë e madhe të fëmijëve të Shkodres.

Edhe sivjet në përvjetorin e 20 të këtij organizimi, rreth 1 mijë të rinj dhe të reja kalojnë orë argëtuese në këto mjedise. Nisma synon ta mbajë rininë të bashkuar, e në të njëjtën kohë të kontribuojë në formimin e saj, që të jenë qytetarë të mirë.

E veçanta mbetet tek fakti se aty bashkohen mosha dhe besime të ndryshme, por që i bashkon dëshira dhe vullneti për të kaluar orë sëbashku, duke marrë pjesë në lojërat që organizohen, kurset e ndryshme, si dhe në ditë të caktuara udhëtimet drejt bregdetit.

Bledar Huba, drejtues i Oratorit ?Don Bosko?: Ndihet nevoja për gjëra të tilla. Edhe kërkesat që janë për të marrë pjesë në aktivitet janë më shumë sesa oferta. Ne bëjmë atë që kemi mundësisë, që edhe fëmijët të argëtohen, por edhe të jetë një ambient edukues.

Ky organizim shërben si pikë takimi për rininë e cila gjen veten këtu, duke u argëtuar por edhe duke mësuar se si të shërbejnë e punojnë për një vend më të mirë, e rini me aktive.

Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për këtë model, pasi rinia gjendet përballë sfidave por edhe problematikave që rrezikojnë jo pak këtë moshë. Largimi nga rruga mbetet instrumenti më i mirë për ti mbajtur ato larg fenomeneve negative si droga, duhani apo alkooli.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/oratori-don-bosko-ne-shtepine-e-madhe-te-femijeve-te-shkodres

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended