RTV Ora - Shpërndante ekstazi në shkollat e universitetin e Shkodrës, në pranga 24-vjeçari
  • 5 years ago
#rtvora
Një 24 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi shiste lënë narkotike në shkollat e mesme dhe universitetin e Shkodrës.

I riu me iniciale M. K., banues në Shkodër u kap në lagjen ?Kongresi i Përmetit?. Gjatë kontrollit iu gjetën 310 copë tableta të dyshuara si lëndë narkotike "ekstazi", të cilat po i shpërndante.

Uniformat blu finalizuan operacionin E koduar ?Pedonalja?, pas një hetimi 3 muajor.

"Policia nisi hetimet bazuar në informacionet se 24-vjeçari shpërndante lëndë narkotike ekstazi në afërsi të shkollave të mesme dhe Universitetit. Si rezultat i operacionit, në lagjen ?Kongresi i Përmetit? Shkodër, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. K., 24 vjeç, banues në Shkodër, ku gjatë kontrollit Policia i gjeti një sasi prej 310 copë tableta të dyshuara si lëndë narkotike "ekstazi", të cilat po i shpërndante,"-raporton policia.

Pas kontrollit në banesën e të riut, që mbante me qira, uniformat blu gjetën edhe 11 qese farmaceutike me një total prej 680 copë tableta, të dyshuara si lëndë narkotike të llojit "ekstazi".

Gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan gjithsej 990 tableta lëndë narkotike e dyshuar e llojit "Ekstazi".

Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shperndante-ekstazi-ne-shkollat-e-universitetin-e-shkodres-ne-pranga-24-vjecari
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended