RTV Ora - Vrasja për borxhin 40 mijë euro, kapet “i forti” i Shkodrës që vrau 35-vjeçarin
  • 5 years ago
#rtvora

Pas dy vitesh arrati, policia ka arrestuar një 29 vjeçar që ndodhej në kërkim për vrasjen e shokut të tij për një borxh prej 40 mijë eurosh. Artan Koçeku është ndaluar pasi akuzohet për ngjarjen e dhjetorit 2017, ku mbeti i vrarë Angjelin Shkëmbi. Koçeku kishte marrë leje nga burgu dhe pas përfundimit të afatit, nuk u rikthye në qeli, por ekzekutoi shokun 35-vjeçar.

Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit ?IRON HAND? ka vënë në pranga autorin e vrasjes së ndodhur në Shkodër në 17.12.2017, ku mbeti i vrarë shtetasi A. Sh.

Policia bën me dije se shtetasi Artan Koçeku 29 vjeç, banues në fshatin Pog ishte duke qarkulluar me armë zjarri me fishek në fole në momentin e arrestimit.

?Ky person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, në momentin e kapjes nga Forca e Posaçme "Shqiponjat", ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar dhe shoqëruar në ambientet e D.V.P Shkodër. Për këtë shtetas në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 17. 12. 2017, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", njofton policia.

Sekuestrimi - Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonte Koçeku, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip "pistoletë" me fishek në fole dhe një krehër me fishekë që i përkiste një arme tjetër zjarri tip "pistoletë".

Në momentin e arrestimit në automjet së bashku me Koçekun ishte edhe shtetasi Rr. D., 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili u arrestua në flagrancë për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit" .

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kapet-autori-i-dyshuar-i-vrasjes-ne-shkoder

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended