Ora News – Dënohet me burg përjetë Fadil Kasemi, vrau ish gjyqtaren e Shkodrës

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Gjykata për Krime të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm, Fadil Kasemin.

Ky i fundit vrau bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildeze Hafizi.

Gjatë seancës së sotme, mbrojtja pretendoi rrëzimin e akuzës së rrëmbimit, ndërsa pranoi akuzën e vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje, dhe kërkoi lehtësimin e masës së dënimit.

Në fund, avokati Ilia Ilia, kërkoi nga gjykata dënimin e Kasemit në një total prej 25 vite.

Gjatë fjalës së tij, Kasemi tha se ishte penduar për krimin, ndërsa kërkoi që në argumentimin e vendimit të merreshin parasysh edhe arsyet që e kishin çuar që ai të kryente vrasjen.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/denohet-me-burg-perjete-fadil-kasemi-vrau-ish-gjyqtaren-e-shkodres

Recommended